Më 2 shtator do të hapet Festivali i 66-të i Filmit i Venecies. Film kinez "Chengdu, të dua!" do të jetë filmi i mbylljes së këtij festivali. Ky është filmi i tretë kinez në historinë e këtij festivali që do të shfaqet si film i mbylljes.
Në festivalin e sivjetshëm të qytetit ujor, numri i regjisorëve dhe aktorëve pjesëmarrës është shtuar, d.m.th. konkurrimi për secilin nga çmimet do të jetë më i fortë. Shumë vende garuan që filmi i tyre të ishte filmi i mbylljes. Filmi kinez "Chengdu, të dua!" mundi ta fitojë këtë nder në fund për shkak se u vlerësua lart nga juria e festivalit. (Xiaoyu) (Artan)