Jessica Biel
Sipas kompanisë së sigurimit të internetit "McAfee", aktorja e Hollivudit Jessica Biel është bërë ylli më i rrezikshëm në internet, duke mundur rivalët e fortë Brad Pitt dhe Paris Hilton, që kanë qenë përkatësisht "kampionë" dy vjet më parë dhe vjet.
27-vjeçarja Biel është bërë e famshme prej serialit televiziv "Parajsa e 7-të" ("7th Heaven").
Sipas të dhënave statistikore të kompanisë "McAfee", duke kërkuar emrin e Jessica Biel-it ose duke shkarkuar ndonjë pikturë të saj, një nga pesë përdorues të internetit rrezikojnë dëmtimin e kompjuterit të tyre nga uebsajti.
"McAfee" tha që keqbërësit e internetit shfrytëzojnë adhurimin e njerëzve për yjet, duke instaluar programe të dëmshme në faqet e internetit. Prandaj, me hapjen e faqes që lidhet me ndonjë yll, adhuruesit rrezikojnë dëmtimin e kompjuterit të tyre nga interneti.
Beyonce Knowles dhe Jennifer Aniston zënë përkatësisht vendin e dytë dhe të tretin. (Wang Xianya) (Artan)