Michael Crichton-i ka qenë një romancier i famshëm amerikan, e njëkohësisht mjeshtër skenaresh. Shekullin e kaluar, bashkëpunimi me Steven Shpilbergun në filmin "Parku Xhurasik" ("Jurassic Park") e çoi në majën e karrierës. Por më 4 nëntor të vitit të kaluar ky shkrimtar gjigant vdiq nga kanceri i pashërueshëm, në moshën 66-vjeçare.
Fill para vdekjes, ai përfundoi veprën "Gjerësitë pirate" ("Pirate Latitudes"), botuar nga "Harper Collins", libër që do të hyjë në treg këtë nëntor.
Romani i tij bën fjalë për një histori aventure në bregdetin xhamajkian në vitin 1665. Personazhet kryesorë guximtarë planifikojnë të rrëmbejnë një anije spanjolle të ngarkuar plot me xhevahirë…
Filmi financohet nga "Dreamworks" dhe Steven Shpilbergu do të jetë regjisor e prodhues i tij. (Wang Xianya) (Artan)