Sipas Agjencisë së Lajmeve Hsinhua, më 26 gusht u organizua ceremonia e fillimit të xhirimit të filmit "Parajsa e detit". Aktorët kryesorë Jet Lee, Wen Zhang dhe Gui Lunmei ishin të pranishëm në këtë ceremoni. Në këtë film, Jet Lee do të heqë dorë nga kongfu-ja e tij e përhershme dhe do të interpretojë një baba, që ka një djalë të sëmurë nga autizmi.
Filmi "Parajsa e detit" tregon për një djalë të sëmurë me autizëm dhe babanë e tij që jetojnë së bashku dhe kalojnë shumë vështirësi. Siç njoftohet, ky film do të xhirohet në Qingdao dhe do të shfaqet gjatë Festës së Pranverës të vitit 2010. (Xiaoyu) (Artan)