Filmi i fundit i Hollivudit "Faqezinjtë e palavdishëm" ("Inglourious Basterds") doli i pari në shitjen e biletave në Amerikën Veriore, me afro 37.6 milionë dollarë në premierë, sipas shifrës paraprake të bërë të ditur të dielën.
Ky film me temën e Luftës së Dytë Botërore, prodhuar nga kompania "Weinstein" dhe me regji të Quentin Tarantino-s, i bërë i famshën për "Pulp Ficiton", film fitues i çmimit "Oskar", tregon historinë e brezit të dytë të ushtarëve hebrejo-amerikanë, që duan t'i shkaktojnë dëme Rajhut të Tretë të Adolf Hilterit.
Filmi kushtoi afërsisht 70 milionë dollarë dhe vlerësohet lart nga kritikët si e përgjakshëm, por i këndshëm, me një histori të shkruar bukur nga Tarantino, megjithëse ai nuk e ka studiuar shumë këtë luftë.
Grupi i yjeve përfshin Brad Pitt-in, Eli Roth-in dhe Diane Kruger-in. Brad Pitt-i, si një jugor kryelartë për prejardhjen e pjesshme nga fisnikët apashë në film, udhëheq një togë renegatësh në sulmet kundër Gjermanisë.
Një linjë tjetër e filmit është ajo e Shosanna Dreyfus-it (Melanie Laurent), një grua hebreje që pa me sytë e vet sesi nazistët vranë familjen e saj. Ajo harton një plan për t'u hakmarrë ndaj tërë komandës së lartë gjermane.
Quentin Tarantino e ka shtrembëruar me dashje titullin e filmit, që shikuesit të mos e ngatërrojnë me filmin e mëparshëm italian "Inglorious Bastards" (1978).
Suksesi i këtij filmi është shenjë e mirë për Hollivudin, që po vuan stinën e ftohtë në tregtinë kinematografike. (Wang Xianya)