Familja e Michael Jackson-it do të paguajë të gjitha faturat për varrimin e tij të planikuar këtë muaj, përfshirë shpenzimet për policët dhe shërbimet e tjera publike, sipas njoftimit të një gazete të mërkurën.
Familja Jackson bëri të ditur më parë se ylli i popit do të varroset më 29 gusht 2009, në "Forest Lawn" të Glendadle-it afër Los Anxhelosit.
"Los Angeles Times" tha se qyteti Glendadle konfirmoi se familja e Jackson-it duhet të paguajë faturat e varrimit.
Kostoja për kontrollin e trafikut dhe shërbimet policore do të dërgohet te "Forest Lawn" dhe në fund te familja e Jackson-it, tha Tom Lorenz, rreshter i Departamentit të Policisë së Glendadle-it në fjalën e publikuar në gazetë.
Me gjithë 3200 oficerët e vënë në dispozicion nga Departamenti i Policisë i Los Anxhelosit për shërbim publik, me një kosto prej më shumë se 1 milion dollarësh, Lorenz tha se ai priste përdorimin e një numër më të vogël burimesh për funeralin e Jackson-it. (Wang Xianya)