Distrik 9
Filmi fantastiko-shkencor "Distrikti 9" ("District 9") mundi grupin "G. I. Joe: Rise of Cobra" dhe u ngjit në vendin e parë për shitjen e biletave në Amerikën e Veriut, pa u mbushur një javë nga shfaqja e tij.
Në „Distrikti 9", njeriu takohet për herë të parë me alienë. Në fillim, banorët e Tokës presin shkeljen e pushtimin nga speciet kozmike, ose shkëmbimet teknologjike me ta. Por asgjë nga këto nuk ndodh, në të kundërt, alienët shpërngulen në Tokë për strehë dhe ushqim. Duke u përballuar me refugjatët e huaj, qeniet njerëzore krijojnë në Afrikën e Jugut një kamp që quhet "Distrikti 9", për të izoluar e larguar qeniet e huaja.
Personazhi kryesor quhet Wikus, ai është një agjent i fshehtë i qeverisë. Pasi pëson një aksident e plagoset nga armët e qenieve kozmike, trupi i tij fillon të shndërrohet në formën e një mizë të madhe…
"G. I. Joe" ra në vendin e dytë për sa u përket fitimeve nga shitja e biletave. 3 veprat e tjera që renditen fill pas tij janë "Gruaja e udhëtuesit në kohë" ("The Time Traveler′s Wife"), Xhuli e Xhulia ("Julie & Julia") dhe "Forca G" ("G-Force"). (Wang Xianya) (Artan)