Jet Li duke bërë lëvizje të ndryshme në aktivitetin nxitës të programit të tij për stërvitjen trupore, më 10 gusht në Pekin. [FOTO: Xinhuanet]
Ylli i kongfu-së Jet Li ishte në Pekin të hënën për të nxitur programin e tij të kalitjes fizike të frymëzuar nga artet luftarake kineze.
Kampioni i Lojërave Olimpike Zhong Man dhe aktori Peter Ho janë ftuar të bëjnë pjesë në grupin e parë të studentëve të kursit.
Jet Li tha: "Një pjesë njerëzish janë të shëndetshëm mendërisht, por të dobët fizikisht, dhe anasjelltas. Unë dëshiroj të krijoj një platformë, nëpërmjet së cilës të vendoset harmonia midis shëndetit fizik e mendor dhe urtësisë së mbledhur nga kongfu-ja. "
Jet Li, bashkë me skuadrën tij, e ka përgatitur për 8 muaj këtë program, që e ka emërtuar "Kursi për të forcuar trupin dhe mendjen nëpërmjet kongfu-së dhe taigji-së". Programi, i sponsorizuar nga "Adidasi", do të nisë në palestrat e partnerit të kësaj kompanie në Kinë. (Wang Xianya)