Sipas mediave britanike, kumbari i tre fëmijëve të Michael Jackson, Mark Lester pretendon se ai është babai biologjik i Paris Jackson.
Në sitin e internetit të gazetës britanike "News of the World" publikohet një video e intervistës, ku Lester thotë se ai i dhuroi Jackson-it materialin biologjik në një klinikë të Londrës. Në atë kohë Jackson ishte i martuar me Debbie Rowe.
Lester shpjegon dhurimin e materialit biologjik me arsyen se Michael dëshironte një fëmijë. "Jam i bindur se Paris është bija ime", tha Lester në intervistë.
Lester shtoi se Paris ngjan shumë me Harriet, bija e tij 15-vjeçare. Dhe ai pranon t'i nënshtrohet testit të atësisë.