PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Legjenda e Bruce Lee-së mbijeton
2009-07-21 10:58:15 cri komenti juaj Printoni

E hëna shënon 36-vjetorin e vdekjes së Bruce Lee-së, legjenda e filmit të arteve luftarake. Dashamirësit e tij po e nderojnë këtë yll me një shfaqje përkujtimore.

Një nga sendet më të vlefshme në shfaqje është një pallto e Lee-së, e vlerësuar 100 000 dollarë hongkongas 10 vjet më parë. Të tjera objekte të rralla përfshijnë materialet skenike, si p. sh. dorezat e boksit dhe librin e parë të botuar të Lee-së mbi artin e luftimit. Të gjitha gjërat bashkë kushtojnë mbi 1milion dollarë hongkongas.

W. Wong, presidenti i Klubit "Bruce Lee", ka mbledhur të gjitha sendet e Lee-së që në moshën e adoleshencës dhe tani ka në dorën e vet më shumë se 2000 prej tyre. Ai shpreson që kjo shfaqje të shtojë interesin për jetën e Lee-së.

"Ne kemi përzgjedhur koleksionet më të kushtueshme për këtë ekspozitë falas. Duke bërë këtë gjë, shpresojmë që më shumë njerëz të ndajnë kujtimet e shkëlqimit të Bruce Lee-së," tha W. Wong.

Organizatorët thanë që vetëm gjatë 5 ditësh të para ekspozita ka pritur më shumë se 40 000 vizitorë. Fansat e Bruce Lee-së thanë se vdekja e tij befasisht në moshën 32-vjeçare ishte një tragjedi për kinematografinë e Hong-Kongut - mirëpo legjenda e tij vazhdon përsëri.

Një dashamirës i kongfusë tha: "Dua të provoj kongfunë e Bruce Lee-së dhe të mësoj mjeshtërinë e tij. Kam qenë adhuruesi i tij që në moshën 8 vjeçe dhe kurrë nuk kam ndryshuar për 30 vjet, deri më tani."

"Vdekja e Lee-së ishte një humbje e madhe për ne. Ndikimi i tij në Kinë mund të krahasohet me atë të Michael Jackson-it. Njerëzit ndien dëshpërim dhe mbajtën zi për vdekjen e tij. Gëzimi që na ka sjellë do të jetojë përgjithmonë," tha një i ri hongkongas.

Ekspozita dyjavore për Bruce Lee-në do të zhvillohet deri në 26 korrik në sheshin "Hollivudi" të Hong-Kongut. (Wang Xianya)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China