PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Filmi " Dragonball Evolution"do të shfaqet në kinema
2009-03-27 20:09:29 cri komenti juaj Printoni

Filmi i xhiruar në bazë të tregimit të animuar "Dragonball Evolution" i investuar nga kompania "20th Century Fox" dhe i prodhuar nën kontrollin e Zhouxinchiut, drejtuar nga regjisori Hun Yiyu dhe në role kryesore të luajtura nga Zhou Runfa dhe Justin Charwin do të shfaqen së shpejti në SHBA, Tajvan dhe Honkong. Artistët kryesorë të këtij filmi si Zhou Runfa, etj kanë filluar kohët e fundit një turne për promovimin e këtij filmi në Azi.

Siç bëri të ditur "Wukong" Justin Chatwin, filmi "Dragonball Evolution" ka ndryshuar krejtësisht historinë e shtjelluar në versionin e animuar. Ky film në bazë të vizatimeve të më parëshme, do t'u japë shikuesve tregime krejt të reja. Ngjarja fillon me takimin e Wukonit me Guixianren, në ndjekje të amanetit të gjyshes së tij dhe duke filluar misionin për gjetjen e Dragonballit. Të gjitha ngjarjet zhvillohen në mënyrë të papritur, në një gjendje të nderë dhe shumë stimuluese. Për të mbajtur modelin e " flokësve si iriq", "gjatë xhirimit të këtij filmi, janë shpenzuar 30 shishe fiksature", tha me buzëqeshje Justin Chatwin.

Aktori i njohur honkongas Zhou Runfa tha se roli i "Guixianrenit" për të ishte një presion i madh: "Në të kaluarën, kam luajtur shumë role në filma komikë të Honkongut dhe më vonë, fillova të luaja rolin e herojve në Hollivud. Mua më pëlqen shumë skenari i filmit "Dragonball Evolution". Kjo është një vepër me vizatime e njohur në botë, prandaj luajtja e rolit kryesor në këtë film ka qenë një presion i madh për mua. "

Aktori Zhou Runfa tha se në këtë film, për të gjitha veprimet marciale dhe akrobatike më ka mësuar regjisori. "Sepse ky film ka ndryshime të mëdha filmin e animuar, prandaj regjisori më porositi të harroja figurat origjinale të animuara të 'Dragonballit'. Mund të them se çdo lëvizje dhe veprim timin gjatë xhirimit ma ka mësuar regjisori".

Filmi " Dragonball Evolution" do të shfaqet më 13 mars në Kinë, në pjesën kontinentale dhe në Tajvanin, përpara se të shfaqet në SHBA. Kompania amerikane "20th Century Fox" që është investuesi dhe shitësi i këtij filmi i ka kushtuar një rëndësi shumë të madhe shitjes së biletave në kinematë e Azisë dhe ka organizuar një turne me pjesëmarrjen e regjisorit dhe aktorëve kryesorë për promovimin e këtij filmi në Azi.

Kënaqësia e papritur

Lufta midis Wukonit dhe mbretit të fyellit është e shkëlqyeshme

Filmi "Dragonball Evolution" i luajtur me aktorë ka shkaktuar diskutime dhe debate të shumta, qysh në publikimin e grupit realizues të filmit. Sidomos nga regjisori Huang Yiyu, për arsye se filmat e drejtuar prej tij "Fi-nalDestination1&3" dhe "TheOne" nuk patën sukses të madh, si në shitjen e biletave ashtu edhe në përshtypjet e shikuesve.

Por, në këtë film janë të shkëlqyeshëm projektimet e episodeve marciale. Një shikues amerikan që ka parë këtë film tha se gjatë luftës midis WuKonit dhe mbretit të fyellit, shikuesit mund të shohin "plane madhështore të bombardimeve, pamje mahnitëse të fluturimeve në qiell dhe bomba magjike Qikong". Këto pamje të luftës që zgjasin 15 minuta janë shumë tërheqëse dhe kalojnë shumë shpejt.

Roli i mbretit të fyellit është luajtur me sukses të jashtëzakonshëm

Një fragment promovues dhe për publcitet e këtij filmi që është publikuar në fillim të këtij muaji. Figurat e personazheve kanë larguar në mendjet e adhuruesve të "Dragonballit". Veçanërisht figura e mbretit të fyellit që është me lëkurë të gjelbër dhe pa mjekër, u sulmuan nga përdoruesit e internetit si "person shumë të shëmtuar". Por gjatë shfaqjes provë të këtij filmi, shikuesit panë se James Marsters ka luajtur me shumë sukses figurën e mbretit të fyellit, edhe aktorët që luajtën Wukon dhe Buman u kanë transmetuar shikuesve shumë të papritura.

Dëshpërimi

Guixianren i luajtur nga Zhou Runfa nuk ka karakter të theksuar sepse ai nuk parapëlqen femra

Shikuesit janë të dëshpëruar për figurën e Guixianrenit të luajtur nga Zhou Runfa. Megjithëse regjisori Huang Yiyu ka thënë gjatë intervistës me media se figura e Guixianrenit nuk është një figurë që do shumë femra. "Ne kemi ruajtur karakterin kryesor të këtij roli, si humorin e tij. Në versionin e animuar Guixianren ishte fund e krye një erotoman, por ky karakter nuk është i përshtatshëm për filmat për familje, prandaj ne i kemi hequr këtë pjesë të karakterit të tij. "

Nga shfaqja provç, shikuesit panë se Guixianren jo vetëm nuk do femra, bile nuk ka aspak karakter. Një shikues tha: "Të gjitha karakterët e këtij roli në veprën origjinale janë zhdukur, megjithëse tekstet e fjalët janë të bukura, kurse Zhou Runfa nuk ka luajtur si duhet."

Adhuruesit u dëshpëruan sepse rolet kryesorë janë të dobësuar

Ndoshta adhuruesit e "Dragonballit" do të dëshpërohen më shumë për arsye se në film janë bërë ndryshime të mëdha nga vepra origjinale. Shumë personazhe kryesore si Xiaolin dhe Tianjinfa u zhdukën dhe personazhet Shenlong, Wu, Qiqi nuk kanë luajtur rolet e tyre të duhura.

Sigurisht regjisori Huan Yiyu është gati të pranojë kritikat e shikuesve. Ai tha se shikuesit e filmit " Dragonball" i luajtur nga aktorë që nuk janë adhurues të " Dragonball": " Objektivi i xhirimit të këtij filmi nuk është për t'u treguar adhuruesve të ' Dragonballit' se sa e mirë është kjo vepër, sepse ata e njohin qysh më parë këtë vepër. Unë kam dëshirë t'u transmetoj shikuesve të rinj, më të rriturve që të vijnë sa më shumë të shohin këtë film dhe të mirëprësin këtë vepër". (Zhai)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China