
Hannah Montana: The Movie (Filmi)
Pasi u bë adhuruese e të rinjve, fama gjithnjë e më e madhe e Hannah Montan-ës është bërë një kërcënim për jetën e saj. Nën këshillat e babait të saj, ajo u kthye në vendlindje për të rikuptuar se çfarë është më e rëndësishme për të.
Xhirimi i filmit artistik sipas filmit të mirëpritur televiziv është bërë një prirje e Holivudit. Ashtu është edhe filmi i Hannah Montan "The Movie" xhiruar në bazë të filmit që pati shumë shikues televiziv dhe me grupin e aktorëve të atij filmi televiziv, do të jetë sigurisht shumë tërheqës për shikues të rinj.

X-Men Origins: Wolverine (Prejardhja e X-Men – Ulverinë)
Ky film i serisë së dytë do t'u japë shikuesve një pyetje : Si është ndryshuar Wolverine në një person brutal e kryelartë.
Në filmin "Wolverine" është përmbledhur novela e fundit me piktura 《Weapon X》(Arma X) të autorëve Marvel Comics dhe Frank Miller, ku janë shtuar edhe shumë elemente të arteve marciale, prandaj është një film shumë tërheqës për adhurues të arteve marciale.

Star Trek
Në këtë film tregohen prejardhjet e Xhams. T dhe Kota Toska, si dhe historia e bashkimit të tyre.
Me punën e palodhur të regjisorit J.J. Abrams, ky film do të tërheq shumë adhurues të " Starit".
Bruno
Ky është filmi vëlla i filmit gazmor "Porat": Të mësojmë kulturën amerikane për ndërtimin e atdheut të madh të Kazakistanit ". Në këtë film, ashtu si te Porat, edhe Bruno është një burrë gazmor. Parashikohet se ky film do të ketë një shitje të mirë të biletave, me dialogjet interesante.









