PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shfaqja e fundit të grupit Zong-Guan-Xian në Pekin
2009-10-29 16:56:29 cri Printoni

Grupi muzikor "Zong-Guan-Xian" i përbërë nga katër muzikantë tajvanezë Luo Dayou, Li Zongsheng, Zhou Huajian dhe Zhang Zhenyue, do të japë dy koncertet e fundit të tij në Pekin më 20 dhe 21 nëntor, në Stadiumin e Kryeqytetit. Në konferencën e shtypit në Kullën Ling Long pranë stadiumit Foleja e Zogut, katër anëtarët e grupit u shprehën se kjo do të jetë shfaqja e fundit e "Zong-Guan-Xian-it" për këtë vit dhe do të ketë ndryshime nga e kaluara si në skenë edhe në repertor.

Pekini është stacioni i fundit i shfaqjeve nëpër gjithë botën. Li Zongsheng shpjegoi se ata zgjodhën Kullën Ling Long si vend për konferencë shtypi nga që Kulla Ling Long ndodhet pranë aksit së qytetit të Pekinit që përshkon qytetin e dragoit nga veriu deri në jug, çka ndan të njëjtin kuptim me emrin "Zong-Guan-Xian".

Luo Dayou dhe Zhou Huajian kanë treguar ndenja të thella ndaj anëtarëve të tjerë të grupit, duke thënë se gjatë bashkëpunimit një-vjeçar me njëri-tjetrin, ndërmjet tyre, lindi një miqësi e thellë. Si yje ata kanë përkrahur dhe janë kujdesur për njëri-tjetrin. Kanë ndodhur shumë gjëra, janë shumë këngë për t'u shkruar sëbashku dhe me siguri ata do të bashkëpunojnë në të ardhmen, andaj nuk ka nevojë të ndjehen pesimistë për këtë. (Wang Xianya)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China