Më 22 shtator, në mbrëmje, për të kremtuar 60 vjetorin e shpalljes së Kinës së Re, qyteti Chongqing i Kinës jugperëndimore filloi veprimtarinë "Dashuria për atdheun, shfaqja e filmave të dalluar për kremtimin e 60 vjetorit të shpalljes së Kinës së re".
Për 3 muaj e gjysmë, në sheshe të zonave tregtare në qytetin Chongqing, në lagje, fshatra dhe qyteza në periferi të Chongqing-ut do të shfaqen falas për banorët, mbi 100 filma me temë revolucionare. Numri i shfaqjeve do t'i kalojë 10 mijë të tilla. (Çang Çuo)