Më 5 gusht, në Ekspozitën Botërore të Shangait 2010 filloi të ndërtohet salla Belgjikë –BE. Gjatë 6 muajve të ekspozitës botërore, në këtë sallë do të zhvillohen mbi 150 kurse me leksione dhe konferenca, si dhe do të ekspozohen artikuj si çokollata, diamante, birrë etj.
Kjo sallë është me sipërfaqe prej 5000 metrash katrore, duke përfshirë edhe sallën e BE-së që është 1000 metra katrore. Zgjedhja e këtij projekti është bërë për arsyen se selia e BE-së ndodhet në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel dhe në 6 mujorin e dytë të vitit 2010, Belgjika do të jetë vendi kryetar i radhës i BE-së që përkon me kohën kur hapet Ekspozita Botërore e Shangait.
Kjo është hera e parë që BE-ja merr pjesë në një ekspozitë botërore jashtë Evropës. (Çang Çuo)









