Më 21 prill, në sheshin "4 Maji" të qytetit Qingdao u organizua shfaqja e përbashkët artistike nga orkestrat ushtarake shumëkombëshe, me titull "Oqeani i gëzueshëm". Orkestrat e marinave luftarake të Koresë së Jugut, të Rusisë, të Indisë, të SHBA-së, të Bangladeshit e të Brazilit, që ndodhen për vizitë në Qingdao, dhe orkestrat e Marinës Luftarake Kineze e të flotës luftarake detare në Detin e Kinës Veriore morën pjesë në këtë shfaqje.
Gjatë shfaqjes artistike, një vajzë nga qyteti Qingdao që interpretoi së bashku me orkestrën e marinës së Bangladeshit, fiton duartrokitje nga trupat detare shumëkombëshe.