CNN në fakt i referohet listës së "LonelyPlanet", ndaj e nis shkrimin duke thënë se ndoshta renditja e Shqipërisë në fillim të listës, mund të jetë një surprizë për shumë njerëz, por Shqipëria u ofron udhëtarëve një shije mesdhetare pak të populluar dhe çmime të lira.
CNN thekson se destinacioni i vërtetë është Gjirokastra, qendra e të cilës është nën mbrojtjen e UNESCO-s si pasuri botërore. Gjirokastra përshkruhet si një qyetet me kalldrëme e ndërtesa të vjetra.
Me plazhet piktoreske, ushqimin e mirë dhe një numër të madh vendesh të trashëgimisisë kulturore, Shqipëria do të mbetet jashtë destinacioneve të preferuara edhe për shumë kohë, vlerëson CNN.
Në listën e CNN në krye të destinacionve më të mira për të pushuar për 2011-ën renditet New York, i ndjekur nga Zelanda e Re dhe Peruja.
Artikulli titullohet "Ku mund ta gjeni veten në Tokë gjatë 2011?". Sipas CNN, gjtihësecili mund të lexojë listën e kalsifikimit të vendeve se ku mund të kalohen pushimet gjatë vitit që vjen.
Destinacione tjetër për tu vizituar është qyteti i Barcelonës në Spanjë, e më tej këshillohet Norvegjia, Japonia, Guatemala dhe në vend të fundit Bulgaria. (CNN.com) (Leftioni)