Shefi i sektorit të administrimit të transportit të Drejtorisë së Ekspozitës Botërore të Shangait, Zhou Hui tha më 5 korrik në një konferencë shtypi se pas hapjes së Ekspozitës Botërore të Shangait, transporti i parkut është zhvilluar mjaft mirë përballë numrit të madh të turistëve, motit të keq e sfidave të tjera.
Transporti publik në parkun e EXPO-s përfshin transportin në binarë, transportin rrugor dhe ujor, si dhe transportin për punonjësit e EXPO-s e të tjerë. Deri më 30 qershor, janë transportuar mbi 51 milionë turistë. (Çang Çuo)