Sipas njoftimeve të gazetës Xingdaoribao, ditët e fundit, filloi ristaurimi i ndërtesës së policisë Daao në Hong Kong që do të kthehet në hotel. Ky projekt do të ketë një kosto prej 66 milionë juanësh. Ky hotel do të ruajë plotësisht pamjen e vjetër të ndërtesës.
Ndërtesa e policisë Daao që u ndërtua në vitin 1902 është ndërtesa historike me nivelin e dytë të Hong Kongut. Pas rindërtimit, ky hotel do të ofrojë 9 dhomë me stilin e ndërtesës së kohës koloniale. Dhoma e raportimit të incidenteve do të bëhet qendra e pritjes dhe qendra e ekspozitës së koleksioneve, ku do të ekspozohen reliket, filmat dhe fotografi nga aktiviteti i mëparshëm policor. Në katin e fundit të hotelit do të ketë bar dhe restorant. (Çang Çuo) (Albana)