Më 18 maj, u zhvillua për herë të parë në pavijonin e Belgjikës në EXPO, veprimtaria e bamirësisë "Dërgo sms, fito diamant". Në orën 18 e 18 minuta, nga dërguesit e sms-ve, u zgjodh me short një vajzë shangajase që fitoi një varesë me diamant me vlerë 4999 juanë rmb.
Mësohet se deri në mbylljen e Ekspozitës Botërore së Shangait, çdo ditë në pavijonin e Belgjikës do të jepet një varesë me diamant për pjesëmarrësit në këtë lotari. Çdo përdorues i rrjeteve kineze të telefonisë celulare mund të dërgojë një sms që kushton vetëm 1 juan rmb dhe të ketë mundësinë për të fituar një varëse me diamant. Të ardhurat nga sms-të do të përdoren për bamirësi. (Çang Çuo)