PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Vizita në pavijonin e përbashkët të Afrikës
2010-05-19 15:35:10 cri komenti juaj Printoni

Të dashur lexues, mirë se vini në rubrikën "Turizmi në Kinë". Në kompleksin e Ekspozitës Botërore të Shangait, pavijoni i përbashkët i Afrikës është pavijoni me sipërfaqen më të madhe të ndërtimit, ku mblidhen 42 vende afrikane e një organizatë ndërkombëtare – Bashkimi Afrikan. Sot le të vizitojmë këtë pavijon, për të ndierë magjinë e pafund të kontinentit afrikan.

Pamja e jashtme e pavijonit të përbashkët të Afrikës është një kub i rregullt dhe në sipërfaqen e këtij kubi shfaqen elementë tipikë afrikanë si akacie, shkretëtirë, xhirafë e të tjera që simbolizojnë pamjen e jashtëzakonshme të kontinentit afrikan. Me të hyrë në pavijonin e Afrikës, shihet një grup skulpturash me fytyra njeriu me emrin "Buzëqeshja e Afrikës". Ndër to, fytyra më e madhe e qeshur quhet Ruthie. Drejtori i drejtorisë së administrimit të pavijonit të përbashkët të Afrikës, Chen Jintian u shpreh:

"Frymëzimi i kësaj fytyre vjen nga një fosil njerëzor para 3 milionë vjetëve i zbuluar në Etiopi. Emri i saj është Ruthie, ajo është paraardhësja e përbashkët e njerëzimit."

Kur hyjmë në pavijonin e Afrikës, na duket sikur jemi në Afrikë. Në këtë pavijon, 42 vende afrikane shfaqin historinë, kulturën, traditat e panoramat e veçanta të tyre.

Botsvana është një nga vendet afrikane me zhvillim të shpejtë ekonomik. Vëllimi i rezervës e ai i prodhimit të diamanteve i këtij vendi zë ndër vendet e para në botë. Në Ekspozitën Botërore të Shangait, Botsvana shfaq kryesisht burimet e pasura shtazore e bimore dhe procesin e nxjerrjes së diamantit.

Zimbabve në jug të Afrikës është një vend me histori të vjetër e kulturë të lashtë. Sot në këtë vend ekzistojnë ende shumë gjurmë të lashtësisë. Populli i Zimbabvesë është krenar për rrënojën e lashtë kulturore të atdheut – qytetin e gurtë dhe flamurin kombëtar. Në stemën kombëtare dhe në monedhën e Zimbabvesë mund të shohim këtë simbol të këtij vendi. Në Ekspozitën Botërore, Zimbabve shfaq kryesisht këtë element. Punonjësja e pavijonit të përbashkët të Afrikës, Yu Chenlu na tha:

"I gjithë pavijoni i Zimbabvesë është ndërtuar me gur dhe pamja e pavijonit kopjon qytetin e famshëm të gurtë në këtë vend."

Afër pavijonit të Zimbabvesë është pavijoni i Tanzanisë dhe thesari kombëtar i Tanzanisë – xhirafa që është figura qendrore në këtë pavijon të ekspozitës. Yu Chenlu tha:

"Pavijoni i Tanzanisë është ndërtuar në strukturë druri. Në mes të pavijonit është një model i madh xhirafe. Unaza mbi kokën e xhirafës simbolizon qiellin dhe pranë xhirafës është ushqimi i saj, akacia. Kjo skenë simulon mjedisin e jetesës së xhirafës, duke pasqyruar mbrojtjen e kafshëve të egra në Tanzani."

Ishujt Sejshell në Oqeanin Indian është vendi më i vogël afrikan. Në këtë vend ka pyje të gjelbra, ujë të kthjellët detar dhe ajër të freskët që janë shumë të çmuar për qytetarët. Arra e kokos, deti e breshka detare janë dhurata të posaçme të Ishujve Sejshell për Ekspozitën Botërore të Shangait. Ambasadori i këtij vendi në Kinë dhe përfaqësuesi i përgjithshëm i Ishujve Sejshell në Ekspozitën Botërore të Shangait, Philipe Le Gall u shpreh:

"I kemi dhuruar Ekspozitës Botërore të Shangait një çift breshkash deti. Jetëgjatësia e breshkës së detit është zakonisht 250 vjet, prandaj kjo kafshë është një simbol i miqësisë së përhershme midis dy vendeve tona. I kemi dhuruar Ekspozitës edhe dy arra të kokos të detit dhe do të organizojmë një konkurs për t'u vënë emrin dhe fituesit do t'i marrin arrat më 18 qershor, ditën e pavijoni të Ishujve Sejshell."

Krahas këtyre, në pavijonin e përbashkët të Afrikës janë krijuar edhe arena vallëzimi, zona e ekspozitës së posaçme, pazari afrikan etj. Në dy anët, në lindje e në perëndim të pavijonit janë krijuar përkatësisht dy pazare ku shiten mallra artizanale nga Afrika etj. Administratorja e lartë e pavijonit të përbashkët të Afrikës Chen Furong tha:

"Në pavijon ka pazar lindor e pazar perëndimor dhe mallrat në pazar kanë ardhur nga vendet afrikane pjesëmarrëse të Ekspozitës. Këto mallra janë kryesisht mallra artizanale si skulptura guri, skulptura druri, kanistra bambuje, xhevahire me kockë kau etj. Çmimi i këtyre mallrave është nga 10 juanë deri në qindra juanë dhe mendoj se pazari do të mirëpritet nga vizitorët." (Fani)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China