
Në vitin 1873, Austria organizoi me sukses Ekspozitën Botërore të Vjenës. Pas mbi 100 vjetëve, Austria na shfaq imagjinatën e jashtëzakonshme të vendit muzikor në Ekspozitën Botërore të Shangait. Në pavijonin e Austrisë, vizitorët do të ndiejnë një botë dëbore.
Zv-përfaqësuesja e përgjithshme e pavijonit të Austrisë në Ekspozitën Botërore të Shangait, Birgit Murr u shpreh se në një pjesë të pavijonit të Austrisë, temperatura do të ruhet nën 15 gradë me qëllim që vizitorët ta ndiejnë veten sikur janë në dëborë:

"Kur vizitorët do të hyjnë në katin e parë të pavijonit, do të ndiejnë pak të ftohtë pasi temperatura atje është nën 15 gradë. Kemi përgatitur një vend me akull e dëborë të vërtetë ku vizitorët mund të luajnë me dëborë. Nëse vizitorët do të hedhin topa dëbore në një mur të posaçëm, atje do të shfaqen disa figura."
Tekniku u shpreh se ky mur mund të prekë shpejtësinë e topit të dëborës, pastaj të shfaqë figura përkatëse për shembull figurën e ortekut.
Pas largimit nga bota e dëborës, do të hyjmë në pyll. Rreth 50% e sipërfaqes së territorit austriak mbulohet me pyll dhe në pavijonin e Austrisë, vizitorët mund të ndiejnë ajrin e freskët të pyllit duke u marrë erë pemëve e duke dëgjuar zërin e kafshëve. Birgit Murr tha:

"Vizitorët mund të ndiejnë këtu ndryshimin e 4 stinave në pyll dhe kur ata të prekin murin me dorë, do të shfaqen figura të ndryshme."
Në zonën e qytetit të pavijonit të Austrisë, vizitorët do të shijojnë koncerte të Mozartit dhe të Shtrausit. Njëkohësisht në këtë zonë do të shfaqet komunikacioni në qytet, teknologji të mbrojtjes së mjedisit dhe të energjisë së re etj., të Austrisë.
Krahas këtyre, në katin e dytë të pavijonit të Austrisë mund të shijojmë ushqime tipike austriake të gatuara nga kuzhinierë të këtij vendi. Birgit Murr u shpreh:

"Në restorantin në katin e dytë kemi përgatitur ushqime e pije austriake. Të gjithë kuzhinierët e restorantit janë austriakë."
Në pavijonin e Austrisë ndodhet edhe një dyqan dhuratash ku vizitorët mund të blejnë dhurata prej kristali të prodhuara në Austri. Në fakt ky pavijon është stolisur kudo me kristale që e zbukurojnë më tej këtë mjedis.
Austriakët u kushtojnë rëndësi shkëmbimeve kulturore me Kinën. Për shkak të zhvillimit të Ekspozitës Botërore në Kinë, në pavijonin e Austrisë mund të shohim edhe elementë kinezë, për shembull në pamjen e jashtme të pavijonit ngulen me 10 milionë copa të vogla të qeramikës. Projektuesi Matia Del Kampo u shpreh:
"Austria është vendi më i lashtë evropian që prodhon qeramikë dhe duam të shfaqim këtë pikë të përbashkët në kulturat e vendit tonë dhe të Kinës. Kemi dëgjuar se copat e qeramikës simbolizojnë fatmirësi në Kinë, prandaj përdorëm këtë element."

Austria quhet "vendi muzikor". Në ditën e pavijonit të Austrisë, orkestra e famshme botërore – orkestra e filarmonisë e Vjenës dhe orkestra simfonike e Kinës do të bashkëpunojnë për të shfaqur bashkërisht një koncert. Njëkohësisht me rastin e zhvillimit të Ekspozitës Botërore të Shangait, Austria do të organizojë në Kinë një konkurs për piano që do të ftojë për pjesëmarrje të rinj nga mosha 14 deri 18 vjeç të shkollës muzikore. Organizuesja e konkursit dhe drejtorja e nderit e pavijonit të Austrisë Bai Lin tha:
"Do të organizojmë një konkurs pianoje dhe planifikojmë që nxënës kinezë të interpretojnë në këtë konkurs melodi të kompozuara nga muzikantë austriakë. Njëkohësisht piano e konkursit do të ketë 4 pedale, kjo është një shpikje e re që mund të lëshojë tinguj edhe më të bukur." (Fani)(Albana)









