PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Changzhou i provincës Jiangsu – qyteti i dragoit
2010-01-20 17:31:57 cri Printoni

Të dashur lexues, do t'ju çojmë të vizitoni qytetin Changzhou.

Shangai ndodhet në deltën e lumit Jance me ekonomi të zhvilluar dhe me pozitë të mirë gjeografike. Përreth Shangait ka shumë panorama të bukura dhe, nëse planifikoni të vizitoni Ekspozitën Botërore të Shangait në vitin 2010, do t'ju njohim me një vend turistik afër Shangait, qytetin Changzhou të provincës Jiangsu.

Changzhou është 156 kilometra larg Shangait, ose mbi 1 orë larg me tren.

Changzhou ka një emër tjetër, "qyteti i dragoit". Ky emër vjen nga një legjendë, sipas së cilës gjashtë dragonj u ulën nga qielli në këtë vend. Që nga ndërtimi i qytetit nga biri i mbretit Wu në periudhën Chunqiu, Changzhou ka një histori prej mbi 2500 vjetësh. Ai është një nga 13 qytetet e varura drejtpërdrejt nga provinca Jiangsu dhe ndodhet në qendër të deltës së lumit Jance. Changzhou është edhe një nga qendrat politike, ekonomike e kulturore në jug të provincës Jiangsu dhe një nga vatrat kryesore të kulturës wu.

Historia e kultura e shkëlqyeshme kanë bërë që Changzhou të ketë shumë vende historike e pika turistike. Rrënojat e qytetit Yan të periudhës Chunqiu kanë një histori mbi 2500-vjeçare dhe janë rrënojat e qytetit më të lashta e më të plota të kësaj periudhe në Kinë. Kanali i lashtë Pekin - Hangzhou përshkon tërë qytetin. Tempullin Tianning, që vlerësohet si "tempulli numër një në Kinën Juglindore", perandori Qianlong i dinastisë Çing e vizitoi tre herë për t'i bërë lutje Budës. Në prill të vitit 2007 u përurua pagoda "Tianning", që është pagoda më e lartë në Kinë.

Krahas këtyre, Changzhou është edhe parajsë e blerjes së mallrave. Prodhimet e ndryshme të artizanatit, si krehëra, qëndismat me gjilpërë, gdhendjet në bambu etj., tërheqin shumë turistë.

Njëkohësisht ushqimet e shijshme të Changzhou-t janë shumë tërheqëse. Në Changzhou ka restorante të shumëllojshme të kuzhinave të ndryshme dhe në çdo restorant mund të shijojmë ushqime karakteristike.

Hotelet e Changzhout janë të zbukuruara sipas stilit modern ose atij tradicional, por shërbimi në çdo hotel është njësoj dhe është shumë i ngrohtë e profesional. (Fani)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China