Ditët e fundit Këshilli i Shtetit i Kinës publikoi një dokument mbi nxitjen e bërjes së Hainanit një ishull të turizmit ndërkombëtar, ku shpallet se, deri në vitin 2020, ishulli i dytë për nga madhësia në Kinë Hainan do të shndërrohet në një destinacion pushimesh dhe turizmi të nivelit të parë botëror.
3 fokuset mbi ndërtimin e ishullit të turizmit ndërkombëtar në Hainan janë industria e lojërave të fatit e kazinove, heqja e vizave dhe taksat doganore zero. Personat përkatës analizuan se, në të ardhmen, çmimi i mallrave të importit në Hainan do të ulet 40%. Kina edhe do të hapë zonën e industrisë së lojërave të fatit dhe kazinove në Hainan. Do të rritet numri i vendeve qytetarët e të cilëve mund të hyjnë në Hainan pa viza me anën e grupeve turistike.
Por hollësitë e zhvillimit të këtyre politikave po përcaktohen dhe kërkojnë miratimin e fundit nga ministrat e ndryshëm të Këshillit të Shtetit.
Vendet qytetarët e të cilëve mund të hyjnë në Hainan me grupe turistike pa pasur nevojë për viza tani janë: Japonia, Singapori, Malajzia, Tajlanda, Koreja e Jugut, Filipinet, Indonezia, Gjermania, Britania, Franca, Austria, Italia, Rusia, Zvicra, Suedia, Spanja, Holanda, SHBA-ja, Kanadaja, Australia, Zelanda e Re, Finlanda, Danimarka, Norvegjia, Ukraina dhe Kazakistani. (Çang Çuo)