Në dimër, nëse nuk dëshironi të shkoni në periferitë e Pekinit për ski dhe as të pushoni në shtëpi, mund të shijoni rrëshqitjen në pistat e akullit në parqet e Pekinit.
Pista e akullit në "Shichahai"
Karakteristika: Pista më tradicionale, më e hershme në Pekin.
Çmimi i biletës: ditët e zakonshme, 10 juanë; ditët e pushimit, 15 juanë. Qiraja për këpucët e rrëshqitjes: 20 juanë për dy orë.
Adresa: Porta e fundit e parkut "Beihai" në distriktin "Xicheng" të Pekinit.
Pista e akullit në parkun "Beihai"
Karakteristika: Biçikletat në akull. Pista për biçikletat në akull është me një sipërfaqe prej 2000 metrash katrore.
Çmimi i biletës: Bileta e parkut "Beihai" përfshin çmimin e biletës së pistës së akullit. Qiraja e biçikletës në akull: 30 juanë për gjysmë ore.
Adresa: Parku "Beihai" në distriktin "Xicheng" të Pekinit.
Pista e akullit në parkun "Zizhuyuan"
Karakteristika: Lugu prej akulli i rrëshqitjes, më i madhi në Pekin. Lartësia e tij është 3.5 metra dhe gjatësia 17.5 metra.
Çmimi i biletës: 10 juanë. Lugu prej akulli i rrëshqitjes: 5 juanë një herë për njeri. Qiraja e anijes në akull: 10 juanë në orë.
Adresa: "Baishiqiao" në distriktin "Haidian" të Pekinit.
Fusha e akullit në parkun "Taoranting"
Karakteristika: Anija e akullit.
Çmimi i biletës: bileta e parkut "Taoranting" përfshin çmimin e biletës së pistës së akullit. Anija e akullit për një njeri: 10 juanë në orë. Anija e akullit për dy veta: 20 juanë në orë.
Adresa: Rruga "Taipingjie" në distriktin "Xuanwu" të Pekinit.(Çang Çuo)