Më 6 janar u hap zyrtarisht Bota e Mrekullueshme e Akullit dhe e Dëborës në Harbin të Kinës. Mbi 50 mijë turistë nga vende të ndryshme shijuan mrekullinë e historive të akullit dhe të dëborës.
Kjo botë e akullit dhe e dëborës është një nga veprimtaritë e Festivalit Ndërkombëtar të Akullit dhe të Dëborës të Harbinit. Në këtë botë u ndërthurën arti dhe shkenca e teknologjia dhe u përdor teknologjia e përparuar botërore e dritave, duke bërë që skulpturat e akullit të shkëlqejnë nga dritat e larmishme. (Çang Çuo) (Artan)