Itinerari i parë: Ski në Verilindje
Zona verilindore e Kinës është një itinerar i nxehtë turistik në dimër. Në pikën turistike Yabuli të provincës Heilongjiang, zonën piktoreske të malit Changbaishan në provincën Jilin dhe zonën piktoreske të malit Qipanshan në Shenyang turizmi në botën e akullit dhe të dëborës është përfaqësuesi i turizmit të këtushëm. Vizitorët do të ndiejnë gëzimin e sporteve të akullit dhe të dëborës.
Itinerari i dytë: Zhytja në det në provincën Hainan
Përshtypja e parë për Hainanin e shumë turistëve nga pjesa veriore e Kinës është që para ngjitjes në avion janë në dimër, ndërsa kur zbresin nga avioni hyjnë në verë. Në provincën Hainan mos lini pa provuar sportin më popullor, zhytjen në det.
Itinerari i tretë: Eksplorimi në rrafshnaltë
Nëse jeni të shqetësuar që në itineraret e mësipërme do të ketë shumë turistë dhe dëshironi të shijoni turizmin e veçantë, provinca Qinghai është një zgjedhje e mirë. Këtu gjëja më tërheqëse është eksplorimi i burimit të tre lumenjve (Jancesë, Lumit të Verdhë dhe lumit Lancangjiang). (Çang Çuo) (Artan)