PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zona piktoreske Qiandaohu
2009-12-16 11:03:44 cri Printoni

Në mes të qytetit Hangzhou dhe malit Huangshan, si një margaritar i ndritshëm ndodhet liqeni Qiandao, që quhet "kopsht lulesh prapa Shangait", në të cilin janë të shpërndarë si yje 1078 ishuj. Liqeni Qiandao është mbi 300 kilometra larg nga Shangai dhe ka hekurudhë e shumë autobusë për të shkuar aty.

Në zonën piktoreske Qiandaohu ka panorama tërheqëse natyrore dhe mjedis shumë të mirë ekologjik; ai është parku më i madh pyjor në Kinë, zonë ekologjike kombëtare pilot dhe qytet-kopsht ndërkombëtar.

 

Liqeni Qiandao me ujë shumë të pastër dhe të kulluar ka një sipërfaqe prej 573 kilometrash katrorë dhe vëllimi i ujit është 17.8 miliardë metra kub. Thellësia mesatare e liqenit është 34 metra dhe dukshmëria e ujit arrin në 7 metra, cilësia e ujit ruhet tërë vitin në shkallën e parë dhe ai mund të pihet drejtpërdrejt.

Në ujërat e pastër dhe të pandotur përgatiten burimet e cilësisë së parë të peshqve dhe nxitet rritja e peshqve organikë. Në këtë liqen jetojnë 87 lloje peshqish të ujërave të ëmbla dhe pas zhvillimit disavjeçar ai është bërë vendi i parë i peshqve organikë në Kinë.

Tani "soditja e panoramave të bukura dhe ngrënia e peshqve organikë" është bërë modë e re në liqenin Qiandao, duke nxitur lulëzimin e sektorit të restoranteve: numri i restoranteve turistike në Qiandaohu ka arritur në 150. Të gjithë turistët që kanë qenë këtu, kanë shijuar kokën e peshkut organik të tiganisur, me specë ose me djathë soje. Mënyra e përgatitjes së tyre është e posaçme dhe shija e peshkut do t'ju lërë një mbresë të paharruar. Në Qiandaohu ndodhet restoranti i parë i Kinës, restoranti "Yuwei", ku mund të provoni shijen e të gjithë peshqve.

Vizitori nga Shangai Chen Ronghua dhe miqtë e tij, para se të vinin në Qiandaohu, kishin gjetur në uebsajt restorantin "Yuwei". Për të ngrënë më mirë ata shkuan në restorant jo në mesditë, kohën e drekës, por në orën 4 të pasdites. Duke shijuar peshkun, Chen Ronghua tha:

"Erdhëm këtu për të shijuar kokën e peshkut. Është shumë e mirë. Peshku është shumë i madh dhe nuk ka aspak erë të keqe. Mendoj se peshku është organik dhe mjedisi i rritjes së tij është i mrekullueshëm."

Mjedisi i bukur, uji i kulluar, ajri i pastër, flladi i këndshëm dhe kushtet e mira klimatike me periudhë të gjatë pa brymë kanë krijuar epërsinë e madhe për sportet ujore në Qiandaohu. Në vitin 2005, Drejtoria e Përgjithshme e Fizkulturës dhe e Sporteve e Kinës vendosi që të krijohet këtu baza kombëtare e stërvitjes të sporteve ujore, dhe në shkurt të vitit 2007 u përurua palestra sportive, arsimit e studimit shkencor dhe e kalitjes fizike, duke krijuar kushte të favorshme për përgatitjen e sporteve ujore për lojërat olimpike dhe për arritjen e rezultateve të mira në sportet ujore dhe në studimin shkencor.

Uji është forca joshëse e përjetshme në Qiandaohu. Nëpërmjet shëtitjes me trap ose me kacekë lëkure përgjatë liqenit, vizitorët mund t'i afrohen ujit të kulluar si pasqyrë dhe të gjelbër si gur i çmueshëm. Këtu ndodhet edhe një park argëtues mbi sipërfaqen e liqenit, në të cilin vizitorët mund të kenë kontakte të drejtpërdrejta me ujin e freskët, duke luajtur me motoçikletë, motoskaf, varka të formave të ndryshme, të ulen me parashutë mbi ujë etj. Në këto veprimtari interesante e befasuese vizitorët mund të argëtohen lirisht mbi sipërfaqen e ujit.

Dikush tha se liqeni Qiandao është si një vegël muzikore e lashtë, uji i tij i pastër krijon një melodi të bukur duke gurgulluar lehtë. Turistja nga Shangai Yan Lina u tha korrespondentëve:

"Me të zënë syri këtë vend i hapur, menjëherë e ndien veten të çiltër dhe zemërgjerë. Ky liqen kaq i madh me kaq shumë ishuj është i pashoq. Mendoj se duhet të vij edhe herë të tjera."

Vizitorja mbi 60-vjeçare Shen Xin nga qyteti Jiaxing e ka ruajtur pamjen e bukur të këtushme në fotografi. Ajo tha:

"Nuk kam qenë më parë në liqenin Qiandao, të tjerët më thanë se uji këtu është shumë i mirë. Jam dakord me ta, uji është me të vërtetë shumë i mirë. Jemi kënaqur shumë duke soditur panoramat e të gjithë liqenit."

 

Me mjedisin ekologjik të kategorisë së parë dhe me burimet e pasura natyrore-njerëzore, zona piktoreske Qiandaohu është bërë gjithnjë e më e famshme dhe turizmi është zhvilluar me vrull. Drejtori i Drejtorisë së Turizmit të kësaj zone Fang Yang tha:

"Është bërë gjithmonë e më e dukshme epërsia e turizmit në Qiandaohu, e cila është përfshirë radhazi në listën e zonave të njohura turistike kombëtare, të pikave turistike në ditët e festave, distrikteve të fuqishme turistike, dhe ka fituar titullin e 10 distrikteve më të mira turistike dhe 10 zonave më të mira piktoreske të vendit. Çdo vit afro 3 milionë turistë kinezë vijnë këtu për vizitë e pushime dhe gjithnjë e më shumë vizitorë të huaj nga Evropa, Amerika, Japonia, Koreja e Jugut, Azia Juglindore, si dhe nga Hong-Kongu dhe Tajvani. Në vitin 2008, të ardhurat e përgjithshme të zonës Qiandaohu nga turizmi arritën në 3.07 miliardë juanë. Tani Qiandaohu po marshon drejt zonës së parë turistike dhe të pushimeve në deltën e lumit Jance, të kategorisë së parë në Kinë dhe të njohur në botë. (Pina)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China