Sipas "Mendimeve të Këshillit të Shtetit mbi zhvillimin e turizmit" të publikuar më 3 dhjetor në sitin e internetit të qeverisë kineze, Kina do të bëjë përpjekje për të arritur në vitin 2020 nivelin e vendeve të fuqishme turistike, si përsa i përket përmasave të turizmit, ashtu edhe cilësisë dhe e efikasitetit në këtë sektor.
Sipas planifikimit të këtyre mendimeve, deri në vitin 2015, përmasat e tregut turistik të Kinës do të shtohen më tej, numri i turistëve në vend do të arrijë 3.3 miliardë, me një rritje mesatare vjetore prej 10%, ndërkohë që numri i turistëve me fjetje do të arrijë 90 milionë, me një rritje mesatare vjetore prej 8%. (Xiaoyu)