Më 1 dhjetor në mbrëmje, u zhvillua në Sidney të Australisë veprimtaria e propagandës turistike për EXPO 2010 të Shangait.
Në këtë takim propagandues, Drejtoria Turistike Shtetërore e Kinës dhe 9 drejtorët turistikë të 9 provincave u takuan me mbi 200 miq në tregun turistik të Kinës dhe ftuan turistët australianë të vizitojnë EXPO 2010 të Shangait dhe të bëjnë turizmin në Kinë.
Mësohet se Drejtoria Turistike Shtetërore e Kinës vendosi që viti i ardhshëm të jetë "Viti turistik kinez i EXPO 2010", si dhe do të shfrytëzojë rastin e ekspozitës për të nxitur zhvillimin e industrisë turistike të Kinës. (Çang Çuo)