Siç njotoi korrespondenti i Radios së Jashtme të Kinës, më 22 nëntor, në qytetin Konming të provincës Yunnan, u mbyll me sukses panairi i turizmit ndërkombëtar kinez për vitin 2009. Sipas të dhënave statistikore, në këtë panair u nënshkruan gjithsej afro 6500 marrëveshje për turizmin e 1.5 milionë vetave.
Korrespondenti njoftoi gjithashtu se pjesëmarrësit në këtë panair shfaqën interes të madh për turzmin në Pekin, Shangai dhe rajonet e pakicakve kombëtare të krahinave perëndimore të Kinës. Në anën e turizmit jashtë vendit, shumë agjenci të huaja të turizmit, duke përfituar nga ky rast, i njoftuan banorët kinezë për masat favorizuese që kanë marrë për të tërhequr sa më shumë turzimistë. Italia, India dhe vende të tjera deklaronin se do të shkurtojnë kohën e dhënies së vizave. (Xiaoyu)