Më 19 nëntor, në qytetin Kunming të provincës Yunnan u hap Panair Ndërkombëtar Turistik i Kinës 2009. Ky është panairi më i madh në Azi.
Numri i vendeve dhe rajoneve që marrin pjesë arriti në 94. Shumë pjesëmarrës të huaj shprehën mendimin se tregu turistik në Kinë ka të ardhme dhe dëshirën të zhvillojnë bashkëpunimin me sektorin turistik të Kinës, për të kapërcyer vështirësitë e krizës financiare. Gjatë këtij panairi, do të organizohet gjithashtu "Forumi i bashkëpunimit turistik midis Kinës dhe ASEAN-it", ku drejtuesit e sektorëve turistikë të Kinës dhe të vendeve të ndryshme të ASEAN-it do të marrin pjesë në forum, për të diskutuar rrugën e zhvillimit në bashkëpunimin turistik. (Çang Çuo)