Më 18 nëntor, Disneyland i Hongkongut zhvilloi ceremoninë e hapjes së dritave, duke filluar veprimtarinë me temën "Krishtlindjet vezulluese".
Në orën 7 në mbrëmje, u fikën dritat me ngjyrë të verdhë në rrugën "Qyteza e vogël amerikane" dhe pema e krishtlindjes u shfaq në hyrjen e rrugës me dritat e kuqe dhe të argjendta të zbukurimeve që vezullonin. Me këto pamje, turistët u ndjenë si në botën e tregimeve të dimrit.
Mësohet se për të shfaqur temën "Krishtlindjet vezulluese", në zonën "Bota e vogël" u vendosën 6 kartolina të mëdha të Krishtlindjeve, për t'u ofruar turistëve mundësinë të bëjnë fotografi. (Çang Çuo)