Më 17 nëntor, presidenti amerikan Obama që ndodhet në Kinë për vizitë zyrtare, vizitoi Pallatin e Dimrit në Pekin.
Pas vizitës së tij që zgjati 45 minuta, Obama tha: "Pallati i Dimrit është shumë madhështor. Unë do ta vizitoj përsëri me vajzën dhe gruan. "
Në këtë vizitë të Obamës në 4 vende aziatike, ai zhvilloi vizita në pika turistike vetëm në Kinë. Agjencia e bashkuar amerikane e lajmeve njoftoi se vizita në pikat e njohura turistike tregon respektin e një lideri për kulturën e këtij vendi. (Çang Çuo)