Qyteti i Shangait quhet shkurtimisht edhe"Hu" dhe "Shen". Afro para 6000 vjetësh, pjesa perendimore e Shangait u bë kontinent dhe para 2000 vjetësh edhe pjesa lindore u bë kontinent. Thuhet se në periudhën e shteteve luftarake Cunciu, Shangai ka qenë një qytet i Chun Shenit të shtetit Chu dhe prandaj Shangai quhet edhe "Shen". Në dinastinë Jin të shekujve 4 dhe 5 pas erës së re, banorët përgjatë lumit Songjian dhe në zonat bregdetare merreshin kryesisht me peshkim. Ata krijuan një mjet për peshkim, që quhej "Hu". Prandaj, Shangai quhet edhe "Hu".
Në vitin 1292, qeveria e dinastisë Yuan e afirmoi Shangain si një distrikt dhe kjo shënoi fillimin e formimit të qytetit të Shangait.
Çlirimi i qytetit të Shangait ka hapur një faqe të re historike. Nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Kinës, pas luftës këmbëngulëse mbi 50 vjeçare, banorët e qytetit të Shangait e kanë ndryshuar rrënjësisht Shangain e vjetër që ishte zhvilluar në mënyrë të shtrembër në kushtet gjys]më-kolonialiste dhe gjysmë-feudale dhe si rrjedhim kanë ndodhur ndryshime të mëdha në pamjet ekonomike e shoqërore të Shangait. Sidomos pas vitit 1978 të shekullit të 20-të, janë zhvilluar shpejt reforma dhe hapja ndaj botës. Me frymën e fortë të përparimit, të clirimit të mendimit, të marshimit bashkëkohor, të praktikës së guximshme, banorët e Shangait kanë gjetur një rrugë të re të zhvillimit me karakteristika kineze dhe karakter bashkëkohor. Tani, qyteti i Shangait është bërë qendra më e madhe ekonomike dhe një qytet i njohur historik e kulturor dhe po ecën me hapa të shpejta drejt bërjes një qendër ndërkombëtare ekonomike, monetare, tregtare dhe transporti.
Qyteti i Shangait që po ecën me ritme të shpejta drejt qytetit të madh ndërkombëtar modern, ka ngarkuar detyrën e rëndësishme drejt botës, të shërbimit për të gjithë Kinën dhe për nxitjen e zhvillimit të deltës së lumit Jance. Shangai ka një pozitë dhe rol shumë të rëndësishëm në ndërtimin ekonomik dhe zhvillimin shoqëror të mbarë vendit.
Qyteti i Shangait që zë vetëm 1 për qind të popullsisë së mbarë Kinës dhe vetëm 0.06 për qind të sipërfaqes së mbarë Kinës, ka kryer të ardhurat financiare që zënë një të teta të mbarë vendit. Vlera e përgjithshme e mallrave të import-eksportit zë një të katërtën e mbarë vendit ndërsa sasia e ngarkim-shkarkimit të mallrave të porteve zë një të teta të mbarë vendit.
Qyteti i Shangait është një qytet kulturor me një histori të gjatë. Këtu ka 16 objekte arkeologjike të mbrojtura në rang shteti, 114 objekte arkeologjike të mbrojtura në rang qyteti, 29 monumente përkujtimore dhe 14 pika të mbrojtura.
Shangai është edhe një qytet me traditëa të lavdishme revolucionare. Këtu kanë mbetur shumë gjurmë të revolucionarëve dhe shumë objekte revolucionare. Këtu kanë qenë njerëzit e mëdhenj si Mao Cedun, Cu Enlai etj, shkrimtari i njohur Lu Sun etj.
Në shekullin e 21-të që ka plot shanse dhe sfida, qyteti i Shangait ka përcaktuar objektivin e ri të zhvillimit, që të shndërrohet qyteti i Shangait në një qytet të madh modern ndërkombëtar dhe në një nga qendrat ndërkombëtare ekonomike, monetare, tregtare dhe të transportit si dhe do të realizojë i pari modernizimet. (Du)