PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Vizitë në Wuxi në mbrëmje
2009-10-21 11:13:03 cri Printoni

Me afrimin e Ekspozitës Botërore të Shangait, qytetet për rreth Shangait janë bërë gradualisht destinacioni i turizmit të kinezëve e të huajve. Në programin e sotëm do të shkojmë së bashku me ju në qytetin e bukur dhe të lashtë Wuxi të provinces Jiangsu, në largësinë 128 kilometra në perëndim të Shangait.

Qyteti Wuxi ndodhet në jug të provinces Jiangsu, në fushën e deltës së lumit Jance. Ai lidhet në veri me lumen Jance dhe në jug me liqenin Taihu. Wuxi është hambari i njohur i Kinës dhe njëkohësisht qyteti modern industrial, quhet "Shangai i vogël". Wuxi që ka panorama të bukura dhe historinë e gjatë është një qytet turistik shumë i njohur brenda e jashtë vendit. Nëse do të vizitoni Ekspozitën Botërore të Shangait, duhet të bëni patjetër një shëtje në Wuxi.

Wuxi është një qytet i njohur me një histori 3 mijë vjeçare në jug të lumit Jance. Wuxi, një nga 10 qytetet turistike të njohura të Kinës, çdo vit pret dhjetëra milionë turistë kinezë e të huaj. Pas vizitës ditën në pikat turistike dhe monumentet historike të Wuxi-së, vizitorët duan gjithashtu të shijojnë jetën e tij të natës. Tani do t'ju paraqesim disa pika të mira të turizmit kulturor në mbrëmje në Wuxi.

Emri i liqenit Li ose Wuli është marrë nga emri i personit të njohur historik të periudhës së pranverës e vjeshtës dhe të mbretërive ndërluftuese të Kinës Fan Li dhe bukuroshes Xishi, të cilët kishin shëtitur me barvë nëpër këtë liqen. Rreth liqenit ka dhjetëra pika turistike, si ishulli Bogong, ishulli Yufu, shatërvani, uji i të cilit hidhet 100 metra i lartë, parku më i madh falas në Wuxi dhe terreni modern ekologjik i pushimeve.

Në mbrëmje malet, ndërtesat kryesore dhe mjediset e gjëlbëruara në brigjet e liqenit ndriçohen plotësisht nga dritat e teknologjisë së lartë. Në mbrëmje në orën 19 e gjysmë shatërvani i madh fillon të shpërthejë, duke formuar figura të ndryshme, që të bëjnë liqenin Li më shkëlqyeshëm.

Në mes të gjelbërimeve shtrihet ishulli Yufu i zbukuruar me llamba shumëngjyrëshe neoni, rërët që lëshojnë ngjyrën e argjendtë, dritat shumëngjyrëshe në malin Luding, rrota gjigante 115 metra e lartë dhe vija e bukur e bregut të liqenit formojnë një peizazh të bukur mbrëmjeje. Duke shëtitur nëpër brigjet e liqenit Li, në mes të fladit të lehtë do të ndjesh veten shumë të kënaqshme. Pjesa më e madhe e vizitorëve janë banorë vendës. Zj. Zhao që e ka shtëpinë këtu afër tha se pamja e mbrëmjes në liqenin Li është shumë tërheqëse. Ajo tha:

 

"Në liqenin Li është shumë i bukur, dritat janë shumë të bukura, edhe rrota gjigante duket e mrekullueshme nën dritat e mbrëmjes."

Z. Zhou, banori vendor, vjen shpesh këtu për shëtitje. Ai tha:

"Këtu ka ajër të pastër dhe mjedis të bukur, unë vij 2 ose 3 herë në javë për shëtitje në mbrëmje, sepse ditën jam në punë. Krenohem për bukurinë e këtushme."

Edhe vizitorët nga krahina të tjera dehen nga kjo bukuri magjepsëse. Z. Zhang nga Shangai tha:

"Në mbrëmje këtu është shumë e bukur dhe e freskët. Pas darkës erdha për të shëritur."

Turizmi kulturor në mbrëmje nuk ndahet nga ushqimet e shijshme. Në Wuxi ka një rrugë ushqimor të stilit evropian me emrin Qingshi, të ndërtuar në janar të vtit 2000. Pas zhvillimit disavjeçar kjo rrugë është bërë zgjedhje e parë e banorëve vendas për darkë e pushim.

Në këtë rrugë janë të përqëndrura restorante me kuzhina të ndryshme, si kuzhina e kombësisë tujia, e provincave Sichuan, Hunan dhe ajo vendore.

Në Wuxi ka edhe një rrugë të ushqimeve karakteristike dhe mezeve që quhet Beitang, i cili ndodhet në bregun e kanalit të lashtë njëmijëvjeçar. Në këtë rrugë 680 metra të gjatë ka 120 pika, ku shiten supë e thartë dhe djegëse, pjekja e mishit të stilit brazilian, shishqepap i Singjangut, si dhe ushqime të tjera karakteristike të krahinave të tjera. Nga ora 7 e mbrëmjes deri në orën 2 në mëngjes të ditës tjetër mund të shijoni këtu ushqime të ndryshme, duke soditur pamjen në të dy anët e kanalit të lashtë dhe parqeve Huangfudun dhe Jiangjian.

Nëse doni të bleni diçka, duhet të shkoni në rrugën tregtare Zhongshan që zë vendin e 7-të në mbarë vendin për vëllimin e shitjes. Edhe banorët vendas dëshirojnë të blejnë sende këtu në mbrëmje. Në mbrëmje nuk ka më zhurmën e ditës, rruga, pemët, ndërtesat e ndriçuara nga dritat shumëngjyrëshe përbëjnë një peizazh shumë të bukur, ku banorët vendas mund të bëjnë blerje dhe shëtitje.

"Banori 1: Ndihem shumë mirë, kur shëtisim këtu pas darkës."

"Banori 2: Këtu është sektori më me lëvizje në qytetin Wuxi, ka mallra të plota dhe dyqane të shumta."

Në rrugën Zhongshan janë të përqëndruara pjesa më e madhe e dyqaneve të mëdha, si "Supermarketi Shangye", "Supermarketi Xinshijie" etj. dhe shumë dyqane të vogla speciale e private.

Nëse dëshironi të shikoni nga afër se si pushojnë dhe dëftojnë banorët e vendas në mbrëmje, mund të shkoni në sheshin Taihu. Çdo mbrëmje pas darkës, pushimi dhe shëtitja në sheshin Taihu është bërë shprehi shumëvjeçare e banorëve vendas, dhe ky shesh quhet përzemërsisht nga banorët "sheshi i qytetarëve". Në mbrëmje kur ndezin dritat, njerëzit vijnë këtu për pushim, disa rrëshqitin me rrota, disa të moshuar këndojnë operën lokale ose vallëzojnë.

Sigurisht në Wuxi ka edhe shumë vende për të vizituar, si tempulli Chongan, tempulli Nanchan, rruga e bareve etj. Tani qyteti Wuxi po harton planin e turizmit kulturor në mbrëmje, sistemon burimet e shfaqjeve artistike, kulturës së sheshit, aktiviteteve dëftuese, kinemave, shton forcat e mbështetjes et., në mënyrë që turizmi kulturor në mbrëmje në Wuxi do të jetë më i pasur dhe më tërhqës.  (Pina)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China