Siç njoftoi korrespondenti i Radios së Jashtme të Kinës, në tetë muajt e parë të këtij viti, numri i turistëve që vizituan Hong-Kongun ishte 18.91 milionë. Për shkak të ndikimit nga ulja ekonomike dhe epidemia e gripit A-H1N1, kjo shifër është 3.4% më e ulët në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Qarqet hongkongase të turizmit shtruan më 28 shtator një darkë për të festuar 60-vjetorin e shpalljes së Kinës së Re. Drejtuesi i sektorit të turizmit të Hong-Kongut Fang Shunwen i bëri të njohura këto informacione në fillim të kësaj darke. (Xiaoyu) (Artan)