Siç njofton korrespondenti i Radios së Jashtme të Kinës, më 27 shtator Drejtoria e Turizmit e Rajonit të Posaçëm Adminstrativ të Makaos organizoi veprimtari të ndryshme për të kremtuar Ditën Botërore të Turizmit.
Që nga viti 1980, Organizata Botërore e Turizmit e ka caktuar 27 shtatorin e çdo viti si Ditën Botërore të Turizmit. Më 27 shtatorin e sivjetshëm, dy çifte, përkatësisht nga Filipinet dhe Malajzia, u bënë turistët fatmirë, duke marrë dhurata përkujtimore nga Drejtoria e Turizmit e Makaos. (Xiaoyu) (Artan)