Në mbrëmjen e 10 shtatorit bashkia e qytetit Urumqi zhvilloi një konferencë shtypi, ku zv.kryetari i saj Zhang Hong bëri të ditura politikat e favorshme të taksave për të nxitur zhvillimin e qarkullimit tregtar dhe të turizmit.
Politikat e favorshme të taksave përfshijnë: për bizneset private ose individuale që paguajnë taksat rregullisht dhe në një përqindje të caktuar në distriktet Tianshan, Shayibake dhe Shuimogou të prekura rëndë nga incidenti i 5 korrikut, ulet taksa për vëllimin e shitjes së 6 muajve; për 7 distriktet e prekura më pak, ulet ftaksa për vëllimin e shitjes së 3 mujave. Pas uljes, nëse vëllimi i shitjes nuk arriten pragun e taksimit, hiqen taksat e vlerës së shtuar, të shitjes, të të ardhurave individuale, të planifikimit qytetar pagesa shtojcë për arsimin. (Zhan Dian)(Zhai)(Artan)