Siç mësohet nga komisioni organizator i Ekspozitës Ndërkombëtare të Kulturës, Artit dhe Turizmit të Rajonit Autonom Ningxia-Hui të Kinës, zyrtarët e ambasadave të 27 vendeve në Kinë, si të Maldiveve, të Koresë së Jugut, të Vietnamit etj., do të marrin pjesë në këtë ekspozitë.
Ekspozita e parë Ndërkombëtare e Kulturës, Artit dhe Turizmit e Ningxia-s së Kinës do të zhvillohet nga 8 deri më 16 shtator në kryeqendrën e kësaj province Yinchuan. Në mbrëmjen e 8 shtatorit, diplomatët nga vendet e ndryshme do të jenë të pranishëm në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite. Ata do të vizitojnë qytetin ndërkombëtar mysliman në ndërtim e sipër, kopshtin kulturor të kombësisë hui dhe pika të tjera turistike me karakteristika të veçanta. (Zhan Dian)(Artan)