Më 6 shtator, anija turistike "Victoria Jenna Cruise", që është anija më e madhe luksoze në ujërat e brëndshme lundroi për herë të parë në skelën Çaotianmen të qytetit Çongqing. Kjo është anija e parë nga 20 anijet turistike luksoze të projektit turistik "Dielli" që ndërtohet në Çongqing falë bashkëpunit ndërkombëtar.
Bi Zhicheng i kompanisë e anijes turistike Viktoria të SHBA-së paraqiti anijen "Victoria Jenna Cruise" me 5 yje, që është një investim prej 100 miliardë juanësh, me gjatësi prej 138.8 metrash, gjerësi prej 188 metash dhe me kapacitet prej 400 pasagjerësh dhe që është anija turistike më e gjatë, më e madhe dhe më luksoze në ujërat e brendshme të Kinës, si dhe në të njëjtën kohë anija e parë me përdorimin e sistemit të programit të administrimit të hoteleve me 5 yje.