Nga 13 deri më 19 nëntor do të organizohet Festivali Ndërkombëtar Turistik dhe Kulturor i Provincës Guangdong i vitit 2009 (Mitingu i Propagandës Turistike në Deltën e lumit Zhujiang).
Ceremonia e hapjes së këtij festivali do të organizohet në Guangzhou më 13 nëntor kur mbeten një vit nga hapja e Lojërave Aziatike. Pas ceremonisë së hapjes për një javë, do të organizohen panairi turistik, parada e makinave të zbukuruara me lule dhe e anijeve në lumin Zhujiang, konkursi i këngëve për turizmin, ekspozita me fotografi e emigrantëve kinezë me titull "Fotografi e vjetër, Guangdong i ri" dhe takimi i parë për ushqimet e Guangdongut. (Çang Çuo)