Më 26 gusht nisi Festivali i 18-të i Rrushit në Turpan në Rrugën e Mëndafshit të Kinës.
Turpani është i njohur për prodhimin e rrushit. Gushti është stina e pjekjes së rrushit. Ky festival është me temën "Shkojmë në Turpan, shijojmë dritën dhe shëndetin, ndiejmë mrekullinë". Qindra mysafirë kinezë dhe të huaj morën pjesë në ceremoninë e hapjes së këtij festivali.
Festivali i Rrushit në Turpan në Rrugën e Mëndafshit të Kinës organizohet për të përkujtuar 2100-vjetorin e hapjes së kësaj rruge. Qysh nga festivali i parë në gushtin e vitit 1990, deri tani 17 të tilla janë zhvilluar me radhë. (Çang Çuo)