Më 23 gusht, në Simpoziumin e 3-të Ndërkombëtar për Zhvillimin e Parqeve Gjeologjike, që po zhvillon punimet e tij në Parkun Gjeologjik Botëror të Taishanit, u njoftua se parku gjeologjik Qinling i provincës Shanxi dhe parku gjeologjik në shkretëtirën Alashan të Mongolisë së Brendshme janë përfshirë ndër parqet gjeologjike botërore.
Deri tani Kina ka 22 parqe gjeologjike botërore, duke u bërë vendi me më shumë parqe të tilla. (Xiaoyu) (Artan)