Një grup titullarësh diplomatikë në Kinë, që po bën një vizitë në rajonin e Singjian-Ujgurit të Kinës Veriperëndimore, mbërriti më 12 gusht në Turfan, ku vizitoi trashëgimitë historike e kulturore vendore dhe shkoi në shtëpitë e fshatarëve të atyshëm të kombësisë ujgure.
Diplomatët pohuan mbrojtjen nga qeveria kineze të trashëgimive kulturore të kombësive vendore. Ata u shprehën se në Turfan dhe në të gjithë rajonin e Singjian-Ujgurit kanë shikuar zhvillimin dhe bashkekzistencën e kulturave të ndryshme, prandaj kanë vënë re përpjekjet e qeverisë kineze për të mbrojtur traditat dhe zakonet e kombësive. (Zhan Dian)(Artan)(Pina)