Më 2 gusht, një delegacion i dërguar nga provinca Gansu e Kinës Perëndimore organizoi në Urumqi një aktivitet për t'u bërë të njohur banorëve vendës pikat turistike të Gansusë. Ky është delegacioni i parë për turizmin në Singjian-Ujgur pas incidentit të 5 korrikut.
Një përgjegjës i Drejtorisë së Turizmit të Gansusë u shpreh se organizimi i një aktiviteti të tillë synon për të kapërcyer vështirësitë e tanishme në degën turistike në këto dy krahina, të cilat u ndikuan nga incidentet e mëparshme me dhunë.
(Çan Yean) (Artan)