Veprimtaria promovuese "Lhasa—qyteti turistik për të gjithë botën" u zhvillua më 23 korrik në Pekin. Në "Festën Shoton" të këtij viti, Lhasa do të organizojë një seri veprimtarish për të shfaqur historinë e lashtë, kulturën e shumëngjyrshme dhe veçoritë kombëtare të saj.
"Festa Shoton" e Lhasa-s është festa e dytë tradicionale pas Vitit të Ri, sipas kalendarit të Tibetit. "Festa Shoton" e këtij viti do të zhvillohet nga 20 gushti deri 26 gusht në Lhasa, ku turistët do të shijojnë kulturën tradicionale të kombit tibetian. (Zhan Dian)(Artan)