Më 22 korrik paradite, në shumë provinca të Kinës mund të shihet panorama e rrallë e eklipsit të plotë të diellit, i cili do të zgjatë për afro 6 minuta. Përveç astronomëve e dashamirësve përkatës, edhe njerëzit e qarqeve të ndryshme tregojnë pasion jashtëzakonisht të madh për eklipsin e kësaj here, i cili do të jetë më i gjati në Kinë që nga viti 1814 deri në vitin 2309.
Tani në tregun kinez, syzet dhe pajisjet e posaçme për vëzhgimin e eklipsit po shiten me shpejtësi dhe hotelet në qytetet ku mund të shihet më mirë kjo dukuri astronomike, janë rezervuar plotësisht.
(Çan Yean) (Artan)