Korrespondenti i Radios së Jashtme të Kinës mësoi nga aeroporti Shoudu i Pekinit, se sot (më 10 korrik) në orën 7:00 filloi fluturimi i drejtpërdrejtë në linjën ajrore Pekin- Lhasa. Kjo është e vetmja linjë e drejtpërdrejtë Pekin- Lhasa, pa ndërrime fluturimi. Në krahasim me udhëtimet e kaluara, pasagjerët mund të kursejnë 2 orë.
Njoftohet se në këtë linjë do të fluturojë aeroplani i madh A330. Çdo ditë do të ketë një fluturim që fillon në orën 7:00 nga aeroporti Shoudu i Pekinit dhe përfundon në aeroportin e Lhasës në orën 10:50. (Xiaoyu)