Singjian-Ujguri u dëmtua rëndë nga incidentet e 7 korrikut edhe në sektorin e turizmit, si një ndër rajonet kryesore të Kinës në këtë sektor.
Përgjegjësi i seksionit administrativ pranë Drejtorisë së Turizmit të Singjian-Ujgurit, Li Wei tha se deri në orën 12 të 8 korrikut, sipas të dhënave fillestare, u anuluan udhëtime të 1450 grupeve turistike, shifër kjo do të thotë 84 940 turistë, duke përfshirë edhe 4396 udhëtarë të huaj që anuluan vizitën e tyre në Singjian. Përveç këtyre, në incidentet e dhunshme, afro 20 automjete turistike janë djegur ose shkatërruar.
(Çan Yean)